Magnezi është një mineral I rëndësishëm për të qenë I shëndetshëm dhe nevojitet në organizëm për kryerjen e më se 300 reaksioneve biokimike në trup. Shumë të mira shëndetësore që sjellë marrja e magnezit përfshijnë transmisionin e impulseve nervore dhe formimin e eshtrave të shëndosha dhe dhëmbëve.

Specialistët e shëndetit kanë theksuar rëndësinë e përfshirjes së sasive të vitaminave dhe mineraleve të duhura në jetën tonë të përditshme. Zinku, kalciumi, dhe magnezi janë 3 nga mineralet më të rëndësishme për shëndet të mirë. Magnezi ndihmon në absorbimin e kalciumit nga trupi, përderisa zinku vazhdimisht mbështet sistemin imun të trupit.

Femrat e të gjitha moshave përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga konsumimi I magnezit. Përveç që e mban osteoporozën në kontroll, të mirat që sjellë magnezi tek femrat përfshijnë çlirimin nga simptomat e menopauzës dhe paramenstruale(PMS).

Të mirat tjera që sjellë marrja e magnezit përfshijnë sintetizimin e proteinave, lehtësimin nga bronkopazma në mushkëri, dhe përmirësimet e funksioneve paratiroide. Magnezi e rrit bio-disponueshmërinë e vitaminës B6 dhe kolesterolit, përmirëson funksionimin e muskujve, dhe parandalon osteporozën, pagjumësinë, kapsllëkun, sulmet në zemër, hipertensionin, migrenën, gurët në veshkë, gurët në ithëse.

Burime të mira dietale të magnezit gjenden në arra(sidomos në bajame), drithëra, grunajë, peshk, dhe perime të gjelbërta. Si për shumë ushqyes, nevojat ditore për magnez nuk mund të merren përmes ushqimit, për atë arsye rekomandohen suplementët dietal të magnezit.

Cilat forma të magnezit duhet të i merrni?

  1. Magnezi mund të parandalojë osteoporozën

Shumë hulumtime të kryera kanë sygjeruar që kalciumi kur merret me magnez përmirëson dendësinë e mineraleve. Mungesa e magnezit ndryshon metabolizmin e kalciumit dhe hormonet që rregullojnë kalciumin, duke rezultuar në osteoporozë. Konsumimi i niveleve të rekomanduara të magnezit është i rëndësishëm sepse shmang osteporozën.

  1. Mangezi parandalon sëmundjet kardiovaskulare

Një nga të mirat më të rëndësishme që sjelle konsumimi i magnezit lidhet me zvogëlimin e sëmundjeve koronare. Anketat për dijetë kan sygjeruar konsumimi i mjaftueshëm i magnezit mund të zvogëlojë shanset e infarktit. Mungesa e magnezit rrit rrezikun për ritme të ç ‘rregulluara të zemrës, që rrit rrezikun e komplikimeve pas sëmundjeve në zemër. Për atë arsye, konsumimi i rekomanduar i sasive të suplementëve dijetal të magnezit mund të jetë fitimprurës për sistemin kardiovaskular.

  1. Magnezi rregullon shtypjen e lartë të gjakut

Magnezi luan rol kyç në rregullimin e shtypjes së gjakut në mënyrë natyrale. Suplementët e magnezit dhe dijeta, përfshijnë gjenden në shumë pemë dhe perime, që janë burime të konsiderueshme të potasiumit dhe magnezit, dhe vazhdimisht të lidhura me zvogëlimin e shtypjes së gjakut.

  1. Magnezi trajton diabetin

Studimet tregojnë se personat që kanë mungesë të magnezit, janë në rrezik nga diabeti i llojit 2 dhe retionopatia diabetike e rëndë. Magnezi ndihmon metabolizmin e karbohidrateve dhe ndikon në lirimin dhe aktivitetin e insulinës, dhe në këtë mënyrë kontrollon nivelin e glukozës në sheqer. Është dëshmuar se për çdo 100 miligram të magnezit që merret në ditë, shkakton zbritje për 15% të rrëzikut të zhvillimit të llojit 2 të diabetit.

  1. Magnezi trajton migrenën, pagjumësinë, dhe depresionin

Një numër i të mirave shëndetësore të magnezit përfshinë poashtu trajtimin e migrenës, pagjumësisë, dhe simptomave të depresionit. Magnezi njihet poashtu për shërimin e formave të rënda të mosfunksionimit psikiatrik duke përfshirë panikën, stresin, ankthin, dhe agjitacionet e panevojshme. Suplementi i magnezit zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme rrezikun nga këto sulme dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e shkallës së përsëritjes së tyre.

Cilat forma të magnezit janë më të mirat për ju?

Për arsye se magnezi është shumë i rëndësishëm për prodhimin e energjisë së trupit, simptome të zakonshme të harxhimit të magnezit në organizmin tuaj shfaqen në formë të lodhjes, kokëdhembjes, dhimbjeve në muskuj, pagjumësisë, ngërçeve.

Fatkeqësisht, zgjidhja nuk është aq e lehtë sikur nëse shkoni në barnatoren më të afërt dhe merrni një tabletë magnez. Magnezi vije në forma të ndryshme, dhe cilësia e tij është një çështje e rëndësishme. Përderisa magnezi është nje nga ushqyesit më të sigurtë që ju mund të merrni, ju duhet të dini çfarë të bëni në mënyrë që të rrisni nivelet e magnezit për një shëndet më të mirë.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!