Top 5 Ushtrimet gjatë ditëve të ngrohta të verës

Shumica nga ju keni pasur një pasitivitet në ushtrime gjatë stinës së dimrit. Tani veç kanë filluar të ndjehen ditët e ngrohta të stinës së verës. Për këtë arsye edhe llojet e ushtrimeve është mirë të zgjedhen gjatë këtyre ditëve të verës. Ne kemi zgjedhur disa ushtrime që ju mund t’I konsideroni dhe mund të e mbani vijen trupore duke kryer këto ushtrime.

Ushtrimet Kardio: Të gjithe ne kemi ushtrimet e preferuara kardio. Nëse vraponi, notoni, ngasni biçikletën, qëllimi është që filloni ngadalë dhe me ritëm ti kryeni këto lloje të ushtrimeve kardio dhe në mënyrë të vazhdueshme të rrisni intensitetin e ushtrimeve.

Squats: Ushtrimi më I mirë që mund të bëni I cili mund të ju përgatis për ditët e ngrohta është ai I “moçmi” që quhet SQUAT. Ky ushqim është I përkryer për të formësuar dhe forcuar trupin tuaj në përgjithësi, sidomos pjesën e poshtme të trupit.

Pompsat (Sklekat): Të jeni të sigurtë për një gjë, se këto ushtrime do të konsiderohen nga të gjithë kur bëhet fjalë për fitnesin. Nëse I kryeni si duhet, pompsat do t’a sfidojnë këdo, pa marrë parasysh gjendjen fizike të përsonit.

Ushtrimet e kurrizit: Në vitet e fundit, rëndësia e ushtrimeve të kurrizit është rritur më shumë së kurr. Shumë studime kanë treguar që ushtrimet e kurrizit përmirësojnë qëndrimin, problemet me pjesën e poshtme të shpindës, muskujt e barkut, pjesët anësorë të shpindës dhe në përgjithësi shëndetin trupor.

Zgjatjet: Ushtrimet e zgjatjeve janë pjesë e rëndësishme për çdo ushtrim tjetër. Nëse zgjatni muskujt tuaj pas një rutine të intensifikuar, do të ju ndihmojë që të keni trup fleksibil dhe përmirësojë qëndrimin e trupit. Për më shumë, zgjatjet pas ushtrimeve mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjes së muskujve.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *