Ushqimet që ju ndihmojnë gjatë ushtrimeve

Çdo ushqim është i mirë për diçka, por me asgjë nuk duhet tepruar. Ata që praktikojnë ushtrimet, që dëshirojnë të humbin peshë dhe të jenë në formë, duhet të kenë kujdes se çfarë ushqimi konsumojnë.

Në vazhdim do të paraqesim produktet që janë veçanërisht të dobishëm për ta.

– Mjalti për qëndrueshmëri: Hulumtimi i kryer në Memphis zbuloi se konsumimi i mjaltit para ushtrimeve ofron “karburant” për atletët, pasi bënë rregullimin e sheqerit në gjak dhe nivelin e insulinës gjatë një periudhe të gjatë. Ky sheqer natyral rrit fuqinë, shpejtësinë dhe përmirëson qëndrueshmërinë. Mjalti është dëshmuar edhe si një produkt, i cili parandalon dhe shëron edhe shumë sëmundje të tjera, me të cilat mund të përballet organizmin jonë.

– Lëngu i panxharit për forcë: Studimet e fundit kanë treguar se ndoshta panxhari është më i mirë në lidhje me përmirësimin e energjisë sesa kafeina dhe përbërësit e tjerë. Për të qenë energjik, pini më shpesh lëng panxhari, por nëse mund do të ishte më mirë që panxharin ta hani “të gjallë”, pasi që përmban më shumë vlera të dobishme për shëndetin.

– Bizelet kundër lodhjes në muskuj: Bizelet përmbajnë aminoacide të degëzuara në mënyrë zinxhirore, komponime që largojnë lodhjen në muskujt gjatë stërvitjes. Vetëm 25 gramë janë mjaft efektive.

– Boronicat për zbutjen e inflamacionit: Një studim i kryer kohët e fundit ka zbuluar se boronicat lehtësojnë inflamacionin. Është vërtetuar se ato rrisin numrin e rruazave të bardha të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në imunitet. Po ashtu, boronicat mund të ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit të grumbulluar në bel, uljen e kolesterolit dhe kontrollimin më të mirë të niveleve të glukozës. Boronicat e pasura me antioksidues mund të ndryshojnë mënyrën se si trupi krijon dhe i procedon glukozën ose sheqerin në energji, duke ulur kështu rrezikun edhe të sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit.

– Qershitë kundër dhimbjeve dhe për rigjenerim të fuqisë: Shkencëtarët kanë zbuluar se lëngu i qershisë ka një efekt të rëndësishëm në reduktimin e dhimbjeve. Përveç kësaj, u zbulua se qershitë ndikojnë në kthimin e shpejtë të fuqisë.

– Salmoni për ndërtimin e muskujve: Acidet yndyrore omega-3 mund të gjenden në peshk yndyror të tillë si salmoni dhe në shumë aspekte janë të mira për shëndetin, veçanërisht për luftën kundër sëmundjeve të zemrës dhe diabetit tip 2.Hulumtimet e kryera në kafshë kanë treguar se mund të jenë të mira edhe për ndërtimin e muskujve, prandaj konsumoni salmon të paktën disa herë në javë.

– Shalqiri lehtëson dhimbjen në muskuj: Shkencëtarët spanjoll kanë zbuluar se lëngu i shalqirit largon dhimbjen e muskujve në qoftë se pini gjysmë litre një orë para ushtrimeve. Për këtë është përgjegjëse citrulina, një substancë natyrore që gjendet në shalqi dhe e cila përmirëson funksionimin e arterieve dhe ul presionin e gjakut. Kur hani shalqi, kafshoni edhe një pjesë të vogël të bardhë, sepse ajo përmban më shumë citrulinë.

– Shega rimëkëmbë forcën e muskujve: Antioksidantët në shegë janë të lidhur me përmirësimin e kujtesës dhe aktivitetin e trurit, kurse hulumtuesit nga Teksasi kanë zbuluar kohët e fundit se ajo ndikon në përmirësimin e shërimit të muskujve. Shega, po ashtu, e mbron zemrën nga kolesteroli i lartë si dhe ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut. Ajo mund të korrigjojë të gjitha dëmet që vijnë nga ushqimi i pakontrolluar me përmbajtje të lartë të yndyrave.

– Kafeja për energji të plotë ditore: Një studim i fundit zbuloi se glikogjeni, ekuivalenti trupor i karbohidrateve rikthehet shpejt nëse atletët pinë kafe dhe marrin karbohidratet pas ushtrimeve. Nëse praktikoni këtë, herën tjetër që do të jeni në gjendje për të ushtruar më gjatë.

– Çokollata e zezë zvogëlon stresin: Shumë studime kanë nxjerrë në pah të mirat e panumërta të çokollatës së zezë, kurse një studim i ri ka treguar se çokollata e këtillë rrit nivelin e antioksiduesve në gjak dhe redukton stresin e shkaktuar nga ushtrimet. Nëse ushtroni rregullisht, për çdo ditë konsumoni pak çokollatë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *