Ushqimet e dobishme ju ndihmojnë që ti ndërtoni muskujt dhe të keni trup më të shëndetshëm.

Ushqimet për atletët

Cynthia Sass, si një mjeke e dietave sportive, është gjithmonë në vëzhgim për hulumtime në mënyrën se si ushqimet mund të rrisin përformancën sportive, të përmirësojnë dhe të ndërtojnë muskujt. Kur ajo ndau këto ushqime me klientët e saj, ata i ndjenë efektet shumë shpejtë, bile duke thënë “Wow, çfarë ndryshimi!” ose “Ndjehem 10 vjet më i ri”. Këtu janë 10 ushqime aktualisht në listën e saj të “Ushqimet për atletët”, të cilat ju ndihmojnë në mënyra të ndryshme në shëndet dhe nga të cilat keni përfitime të shumta.

Lëngu i panxharit për qëndrueshmëri

Hulumtimet e fundit tregojnë se ky rubin i perimeve mund të jetë më efektiv në rritjen e energjisë se sa kafeina, ose pothuajse më efektiv se çdo gjë tjetër. Kur hulumtuesit në Mbretërinë e Bashkuar i pyetën atletët meshkuj që kishin pirë lëng të panxharit dhe ata që nuk kishin pirë të vrapojnë, ata të cilët kishin pirë lëng të panxharit kishin fuqi të vraponin 16% më gjatë, thonë shkenctarët. Për të forcuar punën tuaj, investoni në një shtrydhëse frutash dhe perimesh dhe kapni disa panxhar të freskët, të cilët gjinden gjatë tërë vitit. Ose shikoni për një shishe të lëngut të panxharit, i cili mund të pihet edhe para stërvitjes edhe pas saj.

 

Mjaltë për përballim

Hulumtimi i kryer në Universitetin e Memfisit dhe Laboratorit të Ushqimeve të Sportit, gjeti se konsumimi i mjaltës para ushtrimeve ofron një “kohë të lëshuar”, karburant për të ju dhënë atletëve sheqer të rregullt në gjak dhe nivele të qëndrushme të insulinës për një kohëzgjatje më të gjatë. Ky sheqer diabetik natyror rritë fuqinë, shpejtësinë, dhe përballimin në çiklistët garues të cilët lodhen gjatë intervaleve të gjata të garës. Për cilësi dhe pastërti, duhet të merrni mjaltë organike. Shijojeni atë me një lugë, ose përzijeni atë me një meze të lehtë para stërvitjeve.

 

Proteinat e bizeles vonojnë lodhjen e muskujve

Proteinat që gjenden në pluhurin e bizeles kanë gjeneruar lëvizje serioze në bashkësinë e ushqimeve të sportit për një kohë të gjatë. Arsyeja: është e pasur me amino acide, komponime që kanë treguar se vonojnë lodhjet gjatë ushtrimeve. Arginina në këtë pluhur (i cili është i bërë nga bizelja e verdhë) ka treguar edhe për rritjen e imunitetit, ndërsa lisina rritë absorbimin e kalciumit dhe zvogëlon humbjet e kalciumit për të ndihmuar në ruajtjen e eshtrave të fortë. Një lugë e madhe mund të zë më shumë se 25 gram të proteinave të dobëta, të cilat mund të konsumohen së bashku me qumësht bajame, një porcion gjalpë bajame, kanellë dhe qershi të ngrira ose mana.

 

Boronica për të reduktuar inflamacionin

Për të testuar efektet anti-inflamatore dhe efektet shëruese të boronicave, hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Appalachian-it rekrutuan disa atletë të trajnuar mirë dhe i ushqyen ata me 9 copa të boronicave çdo ditë për gjashtë javë, plus 13 copa të tjera një orë para një vrapimi dy orë e gjysmë. Rezultatet ishin mbresëlënëse. Përveç uljes së inflamacionit, ngrënësit e boronicave përjetuan nje rritje në qelizat vrasëse natyrore, një lloj të qelizave të bardha të gjakut. Kjo luan një rol jetik në imunitet. Kur nuk mund të merrni boronica të freskëta, futni disa boronica të thata ose të ngrira në qantën tuaj të palestrës.

 

Qershitë për të luftuar dhimbjet dhe për të fituar forcën

Në Universitetin e Vermont-it, hulumtuesit pyetën disa meshkuj për të pirë 12 gota të lëngut të qershisë të përzier dhe disa të tjerë hapa qetësues çdo ditë për tetë ditë. Në ditën e katërt të studimit, atletët kompletuan një trajnim të fuqishëm të forcës. Dy javë më vonë, pija ishte testuar nëse kishte pasur efekte dhe trajnimi ishte përsëritur. Shkenctarët gjetën se lëngu i qershisë kishte një efekt të rëndësishëm në reduktimin e dhimbjes. Përveç kësaj, humbja e forcës ishte mesatarisht 22% në grupin e atyre që kishin pirë hapa qetësues të dhimbjeve, kurse ata që kishin pirë lëngun e qershisë kishin humbje të forcës vetëm 4%. Qershitë e freskëta janë vetëm në sezonin e verës, kështu që opsionet e ngrira dhe të thata janë bërë më të lehta për tu gjetur, si 100% lëng i qershisë.

 

Salmoni për ndërtimin e muskujve

Acidi yndyror omega-3 që gjendet në peshk si salmoni, janë të lidhura me një listë të gjatë të përfitimeve, nga lufta kundër sëmundjeve të zemrës e deri në zhdukjen e diabetit të tipit të dytë. Por hulumtuesit e kafshëve tregojnë se salmoni mund të rritë edhe fuqinë e muskujve. Krahasuar me vajin e ullirit, ata të cilët konsumuan vaj të peshkut treguan një ndërtim më të përmirësuar të muskujve: trupat e tyre përdorën dy herë sasinë e amino acideve për të ndërtuar proteina të reja, veçanërisht në muskujt skeletik. Përfshini salmonin e egër në ushqimet tuaja për disa javë, ose provoni salmon të tharë si një meze të lehtë. Në qoftë se nuk mundeni ose nuk hani ushqime të detit, shikoni për një burim tjetër të omega-3.

 

Shalqi për të zvogëlur dhimbjet e muskujve

Kohët e fundit, shkenctarët spanjoll të mjekësisë sportive zbuluan se lëngu i shalqiut ndihmon në largimin e dhimbjeve në muskuj kur konsumoni rreth 16 copë një orë para stërvitjes. Efekti i tij është shumë i mirë, dhe kritulina – një substancë natyrore e gjetur në shalqi – përmirëson funksionin e arterieve dhe ulë shtypjen e gjakut (ky gjithashtu quhet edhe “Viagra Natyrore). Konsumoni shalqi, sidomos të freskët dhe kafshoni pjesën ku lëkura e tij është më e bardhë sepse aty gjendet kritulina në përqendrime të larta.

 

Shegë për rimëkëmbjen e forcës së muskujve

Antioksidantët në shegë janë të lidhur me memorien e zgjeruar dhe aktivitetin e trurit, dhe tani hulumtuesit në Universitetin e Teksasit në Austin raportojnë se shega ndihmon në përmirësimin e shërimit të muskujve. Hulumtuesit kanë rekrutuar vullnetarë të cilët ishin caktuar rastësisht për të ruajtur dietat e tyre normale por duke shtuar 4 copë ose shishe të lëngut të shegës apo një qetësues dy herë në ditë. Të dy grupet që kryen trajnime të rezistencës, por ata që kishin konsumuar shegë në mënyrë të konsiderushme kishin më pak dhimbje të muskujve dhe kishin reduktuar dobësinë e muskujve deri në 7 ditë. Shega është një pemë e dimrit, por ju mund të gjeni mundësinë e konsumimit të saj gjatë gjithë vitit duke e ngrirë atë. Vetëm shtojeni atë në sallatat tuaja dhe do të keni përfitime të mëdha.

 

Kafe për energjinë e ardhshme ditore

Një studim i fundit i publikuar në revistën Psikologjia e Aplikuar gjeti se glikogjeni, forma e trupit për të ruajtur karbohidratet, riprodhohet më shpejtë kur atletët konsumojnë kafeinë para ushtrimeve. Krahasuar me vetëm karbohidratet, kafeina kishte rezultuar një rritje prej 66% të glikogjenit të muskujve 4 orë pas një stërvitje intensive. Kjo do të thotë se, herën tjetër kur stërviteni, ju keni rritur aftësinë për të ushtruar më ashpër ose më gjatë.

 

Lakërishtë për të reduktuar dëmtimin e ADN-së

Një studim i fundit i publikuar në revistën Britanike të Ushqimeve gjeti se lakërishtet, lloje nga familja e jeshilëve, në mënyrë efektive kundërshton djersitjen gjatë stërvitjeve. Meshkujt e rinjë të shëndetshëm kishin konsomuar 3 copë të lakërishteve çdo ditë për tetë javë, dhe kishin marrë pjesë në një punë rutinë që përfshinte ushtrime intensive të shkurtra. Një grup tjetër bëri ushtrime pa lakërishte. Meshkujt që nuk konsumuan lakërishte përjetuan një dëmtim më të madh të ADN-së, kurse përfitimet tek ata të cilët konsumuan ishin vetëm pas një doze të marrë. Me fjalë të tjera, ata të cilët konsumuan këto lakërishte të gjelbërta përfituan shumë më shumë. Sallata me lakërishte e bën një sallatë të mrekullueshme, si spinaqi dhe të tjerat, ajo është shumë e shëndetshme.

 

Çokollatë të zezë për të reduktuar stresin gjatë ushtrimeve

Studime të shumta mbështesin përfitimet e panumërta të çokollatës së zezë dhe një hulumtim i ri i botuar në revistën e Ushqimeve Evropiane e shton këtë në listën e tyre për mbrojtje. Në studim, njerëzit e shëndetshëm ishin detyruar që të konsumojnë 3,5 pjesë të çokollatës së zezë dy orë para ushtrimeve të tyre të çiklizmit. Në krahasim me të tjerët, ngrënësit e çokollatës kishin nivele më të larta të antioksidantëve në gjak dhe nivele më të ulta të stresit. Konsumoni çokollatë të zezë çdo ditë, shkrijeni atë mbi fruta të freskët ose përzijeni me çfarëdo ushqimi tjetër. /Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!