Kaloritë janë thelbësore në qoftë se jeni duke u përpjekur për të humbur peshë, por është shumë më e rëndësishme nëse këto kalori janë “boshe”, ose i merrni me anë të ushqimeve të shëndetshme që nxisin djegien e dhjamit.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që mund të konsumoni vetëm këto ushqime dhe të prisni që kilogramët e tepërt të zhduken. Por, në qoftë se ushqeheni në këtë mënyrë, do të jetë shumë më e lehtë për të hequr qafe yndyrën e tepërt dhe do të ndiheni më mirë.

– Salmoni:Ky lloj peshku preferohet shumë nga yjet e Hollivudit dhe modelet, sepse shpejt jep një ndjenjë të ngopjes dhe përkundër kësaj është i pasur me acide yndyrore omega-3. Këto acide nuk janë vetëm të mira për humbje të peshës, por edhe për zemër, nyje dhe tru. Salmoni duhet të gjendet rregullisht në tryezën tuaj pasi që përmban edhe acidet yndyrore të vlefshme omega-6.

– Arrat:Ushqimet që përmbajnë yndyra të shëndetshme kanë tendencë që të kenë një vlerë të lartë të kalorive. Për fat të keq, ato shmangen shpesh për shkak të kësaj, por ky nuk është një vështrim i duhur ndaj dietës. Arrat, të cilat janë plot me acide yndyrore omega-3, mund të jenë aleatë të shkëlqyeshëm gjatë dietës, sepse nxisin djegien e yndyrës duke kontrolluar insulinën. Dhe përkundër kësaj, kanë një indeks shumë të ulët glikemik, sikur salmoni.

– Lakra e gjelbërta:Sigurisht, kjo bimë me gjethe të trasha dhe të gjelbërta e përfaqëson një ushqim të pashmangshëm në çdo planifikim të dietës. Lakra e gjelbërt është një ushqim alkalinë, që nënkupton se redukton aciditetit në trup, si dhe është e pasur me fibra të dobishme. Fibrat janë të rëndësishme për humbje peshe, sepse ngadalësojnë lirimin e glukozës dhe kështu nuk do të rritet insulinë. Përveç kësaj, lakra e gjelbërt përmban shumë magnez dhe hekur, që ndikojnë në zvogëlimin e nivelit të hormoneve të stresit në trup.

– Vaji i ullirit:Harrojeni vajin e lulediellit dhe gjalpin, kështu që herën tjetër kur përgatisni ushqim përdorni vaj ulliri. Ashtu si vaji i peshkut, përmban acide yndyrore omega-3, prandaj ka efekt pozitiv në humbjen e peshës dhe zvogëlon oreksin.

– Çaji i gjelbert:Në vend të kafes, konsumoni çajin e gjelbërt, i cili ka veti qetësuese dhe do t’ju ndihmojë në reduktimin e depozitave yndyrore. Në mënyrë të veçantë, çaji i gjelbërt ndihmon funksionimin e gjëndrave tiroide dhe përmirëson metabolizmin, kurse efekti zgjat për disa orë pas pirjes së çajit.

– Orizi integral:Herën tjetër në vend të orizit të bardhë të thjeshtë blini atë integral. Ai ka një shije pak më të ndryshme dhe merr më shumë kohë për ta gatuar, por është shumë më i shëndetshëm. Në mënyrë të veçantë, ky lloj orizi më shpejt do t’ju ngopë, si dhe përmban shumë minerale të kromit, i cili ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Në këtë mënyrë zvogëlohet rezistenca e insulinës dhe ndërtimi i depozitave yndyrore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!