Ushtrimet fizike jo vetëm që ndikojnë në kurimin e sëmundjeve, por i mbajnë edhe larg trupit ato. Në suplementin e sotëm të gazetës “Albania” ju do të njiheni me 100 këshillat për të pasur një trup në formë si dhe me ushtrimet fizike që kurojnë sëmundjet. Këto janë ushtrime të thjeshta që mund të kryhen nga secili prej nesh në kushte shtëpie dhe pa harxhuar asnjë lek, nevojitet vetëm vullnet. Kështu, nëse do t’i lexoni me vëmendje këshillat e mëposhtme dhe sigurisht nëse do t’i zbatoni ato në praktikë, ju jo vetëm që do të ndjeheni më të rinj, por edhe më të fuqishëm. Trup i shëndetshëm? Cili është kuptimi i kësaj fraze? Idetë që të vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarte. Githmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë: “Eshtë pak i shëndetshëm!” Kjo përkthehet mbi peshë dhe i shëndoshë. Megjithatë për shumë të tjerë, kur përmend fjalën i shëndetshëm në mendje u vijnë imazhe të Herkulit apo Van Damme apo më mirë Arnold Schëarzenegger. Pra, trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore shëndet kardiovaskular. Në të njëjtën palestër, megjithatë, çdo ditë mund të shohësh njerëz të cilët duken njësoj si disa vjet të shkuara. Përse këto individë nuk kanë ndryshuar aspak për kaq kohë? U mungojnë njohuritë në këtë fushë? Apo, nuk po stërviten me intensitetin e duhur? Cilido të jetë rasti, unë nuk dua që shumica juaj të përbëjë numrat statistike të kësaj popullsie të vogël.

Ecja në trend

I ri apo plak, sportist apo dembel, ëalking (ecja) është për të gjithë. Ecja e fuqishme me angazhim të theksuar të krahëve është lehtë të mësohet, na bie në formë në mënyrë të butë dhe nxit djegien e yndyrës së trupit. Do ta përshkruanit veten si një dembel në lëvizje, apo që herët nuk jeni marrë me sport? Atëherë provoni njëherë me ecjen. Në SHBA ky trend i butë sporti i entuziazmon miliona njerëz. Ecja e shpejtë me angazhimin e theksuar të krahëve mund të ushtrohet çdokund dhe përveç këpucëve nuk ju kushton asnjë cent. Kështu pra filloni si më poshtë:

Vendoseni këmbën së pari me thembër në tokë dhe rrotulloni mbi të gjithë shputën e këmbës. Gjunjët janë lehtë të përkulura

Ngrijeni pjesën e sipërme të trupit lartë, dhe lëshojini shpatullat të jenë të lira. Shikoni drejt përpara, jo në tokë

Mblidhni krahët që në nyje të formojnë një kënd rreth 90 shkallë. Lëvizini krahët në çdo lëvizje në kundështim me lëvizjen e këmbëve. Ijet (kërdhokullat) mbesin drejtë

Ecni njëherë në një kohë të matur, në hapa me gjatësi normale. Merrni frymë thellë

Mundësisht, ushtroni tre herë në javë nga 20 minuta. Kush dëshiron ta rris efektin e ushtrimit, duhet të zgjeroj aktivitetin në 45 deri në 60 minuta

Ushtrimet dhe sëmundjet

Janë ushtrime të thjeshta që mund të kryhen në kushte shtëpie dhe që ndihmojnë në mbajtjen e trupit në formë

Pilates (teknika për një trup tonik dhe linjë perfekte), guida nga A në Z. Kjo teknikë ka lindur në vitet 20 dhe është përqafuar së fundmi nga Madona dhe Liz Hurley. Pilates është një lloj gjimnastike e krijuar para 80 vitesh nga gjermani Joseph Pilates. Dhe ka qënë e vetmja teknikë e aftë për t’i ofruar trupit një stërvitje komplete. Pilates përfshin joga, luftim greko-romak, ushtrime të përdorura nga akrobatët e cirkut, lëvizje nga artet marciale, të mbledhura për të krijuar një program komplet me lëvizje të lehta dhe të kontrolluara nga Joseph Pilates, i cili i vuri emrin e tij. Ai e çoi pastaj teknikën e tij në Neë York, ku do të përdorej nga balerinët, për të mbajtur forcën e muskujve, ekuilibrin, fleksibilitetin dhe koordinatat pa u lodhur shumë. Koncepti çelës i Pilates është se lëvizjet fillojnë nga pjesët më të thella të muskujve për të konkluduar në sipërfaqe.

Për jetën seksuale

Në fakt kjo është një nga motivet që kanë bërë shumë të njohur Pilates. Leksionet e ushtrimeve mbi muskujt të zonave të legenit, me sa duket përmirësojnë orgazmën.

Për të realizuar këtë duhet bërë ky ushtrim: Punohet me kofshët për të forcuar muskujt e barkut dhe të vitheve duke përfshirë edhe mesin. Shtrihuni me shpinë me një jastëk ndërmjet gjunjëve, merrni frymë lehtë. Ngrini mesin nga toka duke shtrënguar jastëkun ndërmjet kofshëve. Mbani këtë pozicioni duke marrë frymë, pastaj ktheni krahët nga pas dhe çojeni mbi kokë. Qëndroni në këtë pozicion derisa të numëroni deri në pesë. Më pas uleni mesin. Përsëriteni ushtrimin 10 herë.

Për t’u bërë të shkathët

Një karakteristikë individuale: disa nga ne kanë lindur të shkathët të tjerët jo. Josef Pilates këshilloi një zgjatje me të cilën tërheqja bënte pjesë lehtësisht në lëvizje. Është metoda më natyrale dhe njëkohësisht e pamundur për t’u ekzagjeruar. Ushtrimi që duhet bërë në këtë rast është: Shtrihuni me kurriz, ngrini këmbën e djathtë në një kënd prej 90 gradësh. Është e domosdoshme të kapni gjurin me duar, mbajeni në këtë pozicion duke numëruar deri në pesë.

Përsëriteni këtë ushtrim pesë herë duke ndërruar këmbët

Për gastrikët

Shumë probleme të tretjes vijnë nga stresi. Një nga parimet kryesore të Pilates është të luftojë tensionin me çlodhje. Çdo ushtrim kërkon përqëndrim i cili ndihmon trupin dhe mendjen tuaj për t’u qetësuar. Shumë nga ushtrimet janë një lloj masazhi për organet e brendshme që përmirësojnë funksionimin e tyre. Shtrihuni në tokë, merrni frymë thellë. Në këtë pozicion ngrini gjurin të përthyer duke e sjellë deri tek gjoksi. Kështu veproni edhe me këmbën tjetër. Përsëriteni ushtrimin 10 herë për secilën këmbë.

Për gjurin

Është e lehtë të kujdesësh me një ushtrim për gjurin që i duhet të mbajë pjesën më të madhe të peshës së trupit. Për të mënjanuar problemet është e dosmosdoshme të keni muskuj të qëndrueshëm dhe të fortë. Ky është një ushtrim i mirë për gjurin, kaviljen dhe këmbën. Mbështetuni tek një karrike, shtrëngoni një top tenisi ndërmjet kaviljeve, dhe një jastëk ndërmjet gjunjëve. Merrni frymë thellë dhe qëndroni në majë të gishtave në të njëjtin pozicion. Përkuluni lehtësisht në gjunjë. Këtë ushtrim përsëriteni 10 herë.

Për imunitetin

Shumë sëmundje janë të lidhura me stresin. Pilates të mëson të qetësoheni dhe të liroheni nga çdo tension duke ju ndihmuar të arrini në mënyrë harmonike mirëqenien dhe shëndetin. Endorfina që çlirohet gjatë ushtrimeve stimulon edhe sistemin e imunitetit. Shtrihuni me kurriz, merrni frymë dhe tërhiqni gjurin drejt kokës. Ngrini kokën dhe kapni gjurin e djathtë me duar. Merrni frymë dhe ngrijeni këmbën e majtë drejt një këndi prej 45 gradësh nga dyshemeja. Merrni frymë the lëvizni këmbën e majtë. Përsëriteni ushtrimin duke kapur këmbën e majtë dhe duke lëvizur këmbën e djathtë. Këtë ushtrim bëjeni 10 herë për çdo këmbë.

Për limfatikët

Sistemi juaj i gjakut duhet të eliminojë produktet toksike të trupit të përqendrura tek muskujt. Pilates propozon shumë ushtrime për të forcuar muskujt. Forconi muskujt e këmbëve që përdoren për të riforcuar dhe stimuluar sistemin e gjakut. Shrihuni në shpinë, ngrini këmbët në një kënd prej 54 gradësh dhe afroni gjurin drejt gjoksit. Tek merrni frymë thellë ngrini kokën në dretim të gjurit. Gjurin e djathtë tërhiqeni me duar dhe këmbën e majtë mbajeni drejt një këndi 45 gradë. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë edhe me këmbën tjetër.

Për dhimbjen e kokës

Kush vuan nga dhimbja e kokës duhet të shpëtojë nga stresi. Pilates merr në konsideratë të tërë trupin duke riorganizuar ushtrimet e çdo stërvitjeje për të sjellë një stërvitje më të mirë për kokën dhe qafën. Shtrihuni me bark dhe krahët mbajini sipër kokës, duart të bashkuara. Mbështesni kokën mbi duart. Merrni frymë lehtësisht dhe lëvizni kokën duke e ndihmuar me krahët. Qëndroni në këtë pozicion për disa sekonda dhe më pas mbështeteni kokën për t’u qetësuar. Përsëriteni ushtrimin tetë herë.

Për sistemin nervor

Për të lëvizur nuk mjafon vetëm të kesh muskuj të fortë. Të duhet edhe një sistem nervor i mirekulibruar për të marrë mesazhet që vijnë nga truri ose që janë drejtuar prej tij. Pilates na mëson të jemi të vetëdijshëm për trupin në kohë dhe hapësirë. Na ndihmon edhe për të përmirësuar ekulibrin edhe kur kemi probleme me shpinën. Qëndroni në këmbë, merrni frymë dhe mundohuni të mbani peshën e trupit vetëm në një këmbë. Mbani frymëmarrjen dhe luani këmbën e lirë. Qëndroni në këtë pozicionin për 10 minuta duke marrë frymë normalisht. Përsëriteni 10 herë për çdo këmbë.

Për qetësim

Pilates të bën të punosh pa u djersitur shumë. Lëvizjet e lehta dhe të kontrolluara rezultojnë shumë të efekshme dhe lënë një ndjenjë të këndshme çlodhjeje. Uluni në tokë me gjunjë të mbledhur, shpinën drejt dhe këmbët të mbështetur mirë në dysheme. Ngrini krahët paralel në lartësinë e shpatullave. Përthyjeni krahun e djathtë në afërsi të gjoksit më pas rrotulloni trungun e trupit. Shoqëroni lëvizjet e trupit me kokë. Përsëriteni pesë herë me të dyja duart.

Për të humbur peshë

Trupi ynë për të djegur kalori dhe yndyrna duhet të zhvillojë muskujt. Pilates rekomandon ushtrime të mira për krahët dhe këmbët që ndikojnë për të forcuar rezistencën e trupit. Shtrihuni në tokë me këmbë të mbledhura. Tërhiqni barkun duke mbështetur peshën mbi krahët e shtrira mbi dysheme. Merrni frymë dhe ngrini një këmbë drejt dhe më pas rikthejeni këmbën në pozicionin e nisjes. Përsëriteni pesë herë edhe me këmbën tjetër.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!