HITT qëndron për High Intensity Interval Training- që i bie në shqip ushtrime me intervale dhe intensitet të lartë. Shkrini maksimum kalori për një kohë të shkurtër më këto ushtrime më intensitet të lartë që zgjasin përafërsisht 30 minuta.

Këto lloje të ushtrimeve janë ushtrimet më në trend në botë, sipas Kolexhit Amerikan të Medicinës së Sporteve në vitin 2014. Çfarë e bënë metodën e ushtrimit aq të njohur është efikasiteti i ushtrimeve që ju ndihmojnë të shkrini yndyrë; ju duhet vetëm disa minuta ti përfundoni këto ushtrime. HIIT janë një stil i ushtrimeve që përfshinë lëvizjepër kohë të shkurtër me pauza ndërmjet këtyre ushtrimeve. “Duke ushtruar këso ushtrime, ju do të shkrini kalori për një kohë të shkurtër,”thotë Tom Holland, një fiziologjist dhe disenjues i ushtrimeve HITT nga Connecticut.”Nëse kombinoni ushtrimet kardio me ato të forcës me intensitet të lartë, do të keni një trup plotësisht të ushtruar.”

UDHËZHIME

Kryeni nxemjet pastaj filloni ushtrimet. Rigjenerimi është nëse kërceni litarin me 50% të maksimumit t të të rrahurave të zemrës. Bëjeni këtë ushtrim në 3 seri për 30 minuta, duke përfshirë ushtrimin dhe rigjenerimin.

NXEMJA

Ushtroni me litar, bëni nxemjet e pjesëve të trupit, qëndroni në majë të këmbëve, dhe bëni pak ushtrime kardio. Kohëzgjatja: 3-5 minuta.

USHTRIMI

Qëndroni gjysmë të ulur më njërën këmbë në gju, dhe tjetrën të shtrirë, pastaj ngrijuni lartë dhe kthehuni në pozitë fillestare të njëjtë.

crossfit1

Kohëzgjajtja: 1 minutë.

Rigjenerimi: 1 minutë kërcimi me litar*

Kërcimi në një karrigë të vogël – Afrohuni afër një karrige të vogël, dhe kërceni lehtë  mbi të, dhe pastaj kthehuni prap në dysheme.

crossfit2

Kohëzgjatja: 1 minutë.

Rigjenerimi: 1 minutë kërcimi me litar*

Pompsa me pesha të dorës Vendosuni në pozitë sikur që i bëni pompsat, vetëm se merrni peshat dhe rëndohuni në pesha. Ngriteni dorën e djathtë me peshë dhe lëshojeni poshtë në tokë. Pastaj ngriteni dorën e majtë dhe lëshojeni poshtë. Të dy duart i lëshoni ngadalë, dhe i tërheqni ngadalë lartë.

crossfit3

Kohëzgjatja: 1 minutë.

Rigjenerimi: 1 minutë kërcimi me litar*

Mbani duart me dy pesha në një vijë me krahët – Qëndroni në këmbë. Mbani dy peshat me duar të thyera gati 90 shkallë. Përkuluni paksa, dhe drejtohuni dhe ngritni peshat lartë duke drejtuar edhe duart. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë.

crossfit4

Kohëzgjatja: 1 minutë.

Rigjenerimi: 1 minutë kërcimi me litar*

Mbani duart e lëshuara poshtë me dy pesha – Tërheqni duart me pesha në drejtim të gjoksit tuaj. Pastaj qëndroni kështu, dhe njërën dorë ngriteni lartë duke u gjysmë-kthyer kah ajo anë e dorës që e ngrisni.

crossfit5

Kohëzgjatja: 1 minutë.

Rigjenerimi: 1 minutë kërcimi me litar*

 

*Kërcimi me litar

jump-rope

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!