Mjaftojnë vetëm tri seanca ushtrimesh me intensitet të lartë në javë, për të bërë diferencën e masës së veshjeve tuaja dhe për t’iu kaluar në një shkallë tjetër ushtrimesh.Të shpenzosh shumë orë në palestër për të pasur trupin e duhur, është rruga e gjatë e zgjidhjes së problemit me mbipeshën. Një studim ka zbuluar së fundmi se mjaftojnë vetëm tri ushtrime të shkurtra për të bërë ndryshimin e kërkuar për meshkujt joaktivë. Lajmi i mirë për meshkujt e rrumbullakosur dhe me bark jo tërheqës është se me vetëm 12 minuta ushtrime në javë, ata mund të arrijnë formën normale të pamjes dhe shëndetit. Studimi i ri pretendon të ketë zbuluar se katër minuta aktivitet shumë i vrullshëm trupor, për tri herë në javë e përmirëson shumë nivelin fizik të meshkujve me një jetë sedimentare. Është e ditur se një trajnim i rregullt përmirëson marrjen e oksigjenit, i cili është një masë themelore për ushtrimet e fituesit. Megjithatë, sa shumë ushtrime duhen bërë dhe cili duhet të jetë intensiteti i praktikimit të tyre për të sjellë një përfitim të madh, mbetet për t’u përcaktuar. Kohët e fundit, kërkuesit e Qendrës Mjekësore të Ushtrimeve në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Trondheim, kanë zbuluar se vetëm tri sesione ushtrimesh me intensitet të lartë në javë mund të bëjnë ndryshimin e madh për të gjithë meshkujt që nuk pëlqejnë palestrën, por që duan të ruajnë format.

Drejtuesi i studimit, Arnt Erik Tjonna, u shpreh se të dhënat e kërkimeve të stafit të tij rekomandonin se një grup ushtrimesh shumë të vrullshme të ushtruara tri herë në javë, mund të ishin një strategji e mirë për kursimin e kohës dhe përmirësimit të frymëmarrjes. Një nga përfitimet e kësaj gjetjeje, është thjeshtësia e madhe dhe prakticiteti që ajo ofron. Kështu, çdo mashkull me një jetë pasive, mund të vendosë ndërmarrjen e ushtrimeve tepër intensive për pak minuta në jetën e përditshme. Kërkuesit u ngarkuan 23 meshkujve të shëndetshëm dhe mbipeshë një detyrë fare të thjeshtë. Atyre u duhej të kryenin një seancë të plotë ushtrimesh 10-javore, që përfshinte ushtrime intensive tri herë në javë. Pas plotësimit të detyrës nga 23 meshkujt, kërkuesit matën ndryshimet në sasinë e oksigjenit të marrë dhe faktorët tradicionalë që shkaktonin rrezik kardiovaskular. Një grup i përbërë prej 13 personash, ndoqën një metodë që më parë kishte treguar se ishte efektive dhe që konsistonte në bërjen e fuqishme të stërvitjes për katër minuta, në katër intervale kohore të ndryshme me një rrahje zemre rreth 90 për qind.

Pjesa e mbetur e personave ndoqën një program që kishte në thelb të tij kryerjen e stërvitjes vetëm një herë të vetme, me një kohëzgjatje prej katër minutash. Pas trajnimit, sasia e oksigjenit të marrë u rrit me 10 për qind në grupin që kreu vetëm një sesion ushtrimesh për katër minuta, tri herë në javë. Ndërsa grupit që pati katër intervale ushtrimesh në javë me nga katër minuta, iu rrit sasia e oksigjenit të marrë me 13 për qind. Ky studim u vjen në ndihmë të gjithë atyre personave, që për arsye të ndryshme nuk kanë kohë të mjaftueshme për të frekuentuar palestrat apo seancat e fitnesit. Mjaftojnë vetëm katër minuta ushtrime, tri herë në javë për të arritur rezultate të mjaftueshme. Të dyja grupet u hasën me reduktimin e presionit të lartë të gjakut, por grupi që bëri ushtrimet vetëm një herë, tregoi për një nivel më të lartë të reduktimit, sesa grupi tjetër. Sipas studiuesve, rezultatet që japin kërkimet për personat aktivë dhe inaktivë në palestër, nuk janë të njëjta.

Ky studim u vjen në ndihmë të gjithë personave mbipeshë që duan të rregullojnë diçka në lidhje me shëndetin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!