Por mos harroni që edhe pse ato janë të thjeshta dhe ju ndihmojnë për të djegur sa më shumë kalori, ato janë të pamjaftueshme për të arritur qëllimin tuaj. Krahas atyre ju duhet të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të flini rregullisht gjumë.

Nëse arrini të bëni sa më sipër, mos kërkoni të bëni ushtrime të tjera, këto janë të mjaftueshme.

1. Kërcimet me litar. Kërcimi me litar është relativisht i lehtë dhe nuk kërkon pajisje apo vende të posaçme. Kërcimi me litar është nga ushtrimet që djeg më shumë kalori. Për ta bërë më argëtuese, kërceni se bashku me fëmijët tuaj.

transformatort2

 

2. Ulje-ngritjet. Ky lloj ushtrimi, përveçse djeg shumë kalori, shërben për të forcuar muskujt glutealë dhe përfshin një numër të konsiderueshëm muskujsh. Avantazhi i ketër ushtrimeve lidhet me atë se ato mund të kryhen edhe në kushtet e shtëpisë, si dhe në çdo moment të lire të ditës.

transformatort3

 

3. Pompat. Janë nga ushtrimet më të vështira dhe si të tilla, njerëzit përgjithësisht i anashkalojnë. Ka lloje të ndryshme që ushtrojnë muskuj të ndryshëm, ndaj përcaktoni atë që ju pëlqen më shumë dhe mundohuni që të mos ju bëhen të mërzitshme. Këto lloj ushtrimesh kanë një efekt pozitiv në të gjithë aparatin kardiovaskular. E rëndësishme është që të bëhen të sakta.

transformatort4

 

4. Përkuljet mbi këmbë. Ky lloj ushtrimi angazhon një numër të madh të muskujve të këmbëve. Rekomandohen të kryhen çdo ditë nga 3 deri në 10 seri në dite. Edhe këto mund të kryhen në ambientin e shtëpisë, kështu që nuk ka vend për justifikime.

transformatort5

 

5. Noti. Është një nga sportet dhe ushtrimet më të mira dhe të bukura njëkohësisht. Është në gjendje të vërë në lëvizje një numër shumë të madh muskujsh, organesh dhe grup organesh, duke mundësuar forcimin e muskujve, përmirësimin e kapacitetit aerobik, përmirësimin e gjendjes se sistemit kardiovaskular.

transformatort6

 

6. Vrapimet. Shpesh herë kemi folur për vlerën e vrapimit në natyre. Vrapi është në gjendje të veprojë jo vetëm në nivel të shëndetit fizik, por edhe në atë mendor. Në mëngjes do të ishin më e mira gjë që mund të bënit për shëndetin tuaj.

transformatort7

 

7. Çiklizmi është në gjendje të përmirësojë forcën e këmbëve tuaj, të krahëve, të shpinës. Po kështu edhe shumë sisteme organesh, përfshi atë kardiovaskular dhe aerobik.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!