Ushtrimi për pjesën e sipërme të trupit tuaj që ju nevojitet në jetë

Kush ju ka thënë se ju duhet të ushtroni në bench për të pasur një gjoks dhe krahëror bukur të zhvilluar?

Ushtrimi me pesha: Jo bench? S’është aspak problem. Ka edhe mënyra tjera të të ushtruarit që ju mund të zhvilloni pjesën e sipërme të trupit, ashtu që të duket bukur. Perfeksiononi pjesën e sipërme të trupit më këtë ushtrim të vetëm që ngarkon krahët, shpatullat si dhe kurrizin. S’ka ku shkon më mirë, apo jo?!

Ushtrimi që është mjaft i rëndësishëm dhe ngarkon disa pjesë të muskujve të sipërm të trupit nuk don shumë filozofi. Krejt çka duhet të bëni është të merrni dy pesha të dorës. Shtrijuni në dysheme, ngrisni duart lartë me pesha dhe mbani duart të ngritura drejtë.

Pastaj lëshoni peshat poshtë dhe thyni duart ashtu që peshat të arrijnë tek gjoksi. Pushoni për 5-10 sekonda dhe përsëritni lëvizjet e ushtrimit duke ngritur duart lartë me pesha.

3 thoughts on “Ushtrimi për pjesën e sipërme të trupit tuaj që ju nevojitet në jetë”

  1. Sa kg duhet te jen peshat, dhe per sa kohe duhen keto ushtrime per gjoks per te verejtur ni rezultat.Faleminderit per mirekuptim

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *