Vajzat Alfa njihen si të guximshme, problematike në palestër. Nëse dëshironi të jeni këso vajze, zbatoni 5 këshillat më poshtë.

Vajzat Alfa kanë për qëllim që të arrijnë qëllimet e tyre. Ato nuk sillen vërdallë në palestër duke shikuar djemtë e pashëm, dhe rregulluar flokët dhe lyrë përsëri buzët në pauza të ushtrimeve. Vajza Alfa presin që të marrin pëshat e duhura nga rafti për të bërë ushtrimet e llojit Squats, ushtrojnë deri në maksimum dhe sillen vërdallë në palëster të lehtësuara. Këto vajza mbërthejnë vetëbesimin me shprehje llaserike në fokus. Ato dallohen nga të tjerat. Ato kanë ardhë në palestër për një qëllim të vetëm.

Jo çdo vajzë që ushtron është e lindur si vajzë alfa. Më besoni: kur kam dashur së pari të shkoj në palestër, kam qenë nervoz deri të zoti! Palestra ime e parë në të cilën kam shkuar është quajtur “Zonjusha Nukleare” dhe çdo pajisje e ushtrimeve e lyer me ngjyrë të pembe të dhezur. Kam qenë I vetëdijshëm dhe jam endur në palestër pa arsye, duke ushtruar në pajisje posht dhe lartë. Kam qenë shum larg nga ajo se çfarë jam sot.

Nëse keni kaluar kohën më të madhe në palestër duke vrapuar në maqinat e vrapimit, e duke shiquar me xhelozi vajzat peshëngritëse të rënda, tani është koha për të ndryshuar. Nuk ka arsye që ju mos të jeni vajzë Alfa në palestrën tuaj. E tëra çfarë ju duhet është guximi dhe urtësia e këshillave më poshtë. Zbatoni se çfarë keni mësuar dhe së shpejti do të shëtiteni nëpër palestër me hapa të fortë dhe me vetëbesim.

1) Çdo palestër ka një raftë të peshave te dorës. Bëjeni vetën gati.  

Jo të gjithë palestrat janë të njejta. Disa qendra të fitnesit kanë pajisjet më bashkëkohore, gjersa të tjerat kanë pajisje të përdorura. Pa marrë parasysh gjendjen në palestër që është, një gjë të përbashkët që kanë, është rafti me pesha të duarve. Rafti duhet të ketë pesha të mjaftueshme dhe llojëllojshmëri që ju të filloni ushtrimet dhe të djersiteni nga to.

Edhe nëse nuk jeni në qytet, nëse viziotni një palestër, dhe nëse nuk dini se ku e ka vendin për ti ndërruar rrobat, ju nuk duhet të endeni si një fillestar. Vetëm gjeni raftin me pesha. Me ca lëvizje fillestarë dhe me disa lloje të peshave, ju do të mund të ushtroni.

1

2) Lërini anash rrjetet shoqerore (Facebook, Twitter, Instagram)

Nëse merrni telefonin e mençur në palestër, duhet t’a përdorni vetëm për të dëgjuar muzikë. Askush nuk do të ju presë gjersa ju gjatë pauzave të shkurtëra, përdorni telefonin tuaj për të parë se sa LIKES ose RETWEETS ju kanë bërë shokët për postimet e tuaja të fundit. Jo postave në Tëitter, përditësimeve në Facebook, postimeve në Instagram, ose dërgimin e mesazhave gjatë kohës së ushtrimeve. E kam një mend për këtë. Përqëendrohuni në vetën tuaj dhe përse jeni në palestër; përditësimet ne mediat shoqërore mund të bëhen pasi të keni përfunduar ushtrimet në mënyrën më të mirë.

3) Bëni planin, keni rezultat

Nuk do të konsideroheni vajze Alfa nëse nuk punoni drejt qëllimit të caktuar. Ju duhet të shkoni në palestër jo vetëm me plan afatëgjatë, por me idenë se çfarë do të bëni secilën herë që shkoni në palestër. E kuptoj që jo çdokush ka dëshirë osë mundësi për të pasur një trajner përsonal, por ju duhet të mbledhni sa më shumë informacione që mundeni para se të shkoni në palestër. Lexoni revistat, hedhni një sy aplikacioneve te fitnesit për telefonat e mençur, ose përcjellni trajnerët si Jamie Eason’s nga LiveFit.

Sasia e informatave dhe programeve te fitnesit që gjenden në internet është e pakufijshme. Ndonjëherë është për tu bekuar, ndonjëherë për tu mallkuar, por ju kurr nuk duhet të shkoni në palestër pa pasur informata për ushtrimet që do t’I bëni. Ejani në palestër me ushtrimet që keni lexuar dhe nënvizuar ashtu që mund të filloni të ushtroni fortë, pa u brengosur se cilim ushtrim të rradhes duhet t’a bëni.

4) Ngrisni peshat

E di se kam folur për këtë më herët, ashtu si edhe kanë folur autorë të panumërt për fitnesin, por ja vlen të përsëritet: vajza, merrni disa pesha dhe filloni ti ngrisni ato. Ende e lëkundi kokën si shenjë mosbesimi, kur I shoh femrat që vijnë në palestër, dhe në biçikleta statike ato përmes iPadit shikojnë shfaqjen “Sleepless in Seattle”.

Nëse e bëni mirë, ju mund të përfundoni ushtrimet mirë, para se të përfundoj shfaqja, dhe ju do të keni rezultate më të mira. Ndërtoni muskuj me ushtrime me pesha. Do të dukeni shkëlqysheshëm dhe ndjeheni mirë.

2

 

5) Bëni ushtrimet me vetëbesim

Nuk e kam fjalën që ju të jeni krenar; dua nga ju që të rrisni besimin. Sa më besim që keni në aftësitë tuaja për të bërë ushtrimet në mënyrën më të mirë, më mirë do të mund ti bëni ushtrimet. Duke bërë mirë ushtrimet do të thotë se keni rezultate të menjëhershme, që do të rritë besimin tuaj edhe më tutje.

3

E di se shumë femra ndjehen nervoz ose ju vie siklet për t’I bërë ushtrimet – si ushtrimet e zgjatjeve me ballon, që nuk janë aq të zakonshme. Për keto femra kam një porosi: Edhe çka që I bëni këto ushtrime? Jeni këtu për të ndëtuar një trup të shëndetshëm dhe të mirë. Kush mërzitet të ju shikojë ose të mendoje së pse ju I bëni këto ushtrime. Ndoshta janë vetëm kurreshtar. Mos u strukni në skaj të palestrës nëse ka tollovi. Në të kundërtën, përgatitni shpatullat, dhe merrni peshat për të ushtruar. Harxhoni energjinë duke u kujdesur që të bëni ushtrime të intensifkiuara në vend se të shikoni vërdall.

Bëni këto më lartë, dhe do të kuptoni çfarë do të thotë të jesh Alfa.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!