Dihet tashmë që problemi më i madh për femrat (përveç celulitit) është heqja e barkut, veçanerisht pasi janë bërë nëna. Çdo femër dëshiron një bark të dobët, me muskuj e të formësuar. Realizimi i kësaj deshire duket kaq e vështirë dhe stërmunduese.

Kushtojini vetës vetëm 10-minuta në ditë dhe ndiqni këtë program të thjeshtë e praktik pa qenë nevoja të shkoni në palestër. Rezultatet? Bark i sheshtë e pa dhjam, forcim i trupit në përgjithësi, nxjerrja në pah e formës së belit.

Për rezultate më të mira e të shpejta, konsideroni këto ushtrime si pjesë të rutinës tuaj të përdishme ose konsideroni si një stërvitje të vërtetë dhe praktikoni 3-5 herë në javë. Gjithçka ju duhet, është vetëm një litar dhe një tapet.

Ky eshte cikli i ushtrimeve qe duhet te ndiqni per nje bark te dobet e te tonifikuar:

1. Hedhje ne litar

barku1

Filloni nxehjen me 30 sekonda hedhje ne litar. Kjo do te perseritet pas cdo ushtrimi gjate ciklit.

2. Pozicioni V

barku2

Ngritja e kembes ve ne levizje muskujt me te poshtem te barkut (abdominalet rektus). Shtrihuni me kurriz, me kembe e duar te shtrira. Ngrini njekohesisht kemben e majte, trupin dhe prekni kemben me doren e djathte. E njejta gje me kemben tjeter. Vazhdoni me kete alternim per 30 sekonda. Me pas beni hedhje me litar per 30 sekonda.

3. Bashkoni gjunjet me berrylat

barku3

Ky ushtrim ve ne levizje te gjithe muskujt e trupit tuaj, perfshire muskujt e shpines dhe ato te legenit. Nese keto muskuj jane te forte, edhe pjesa tjeter duket me mire. Ju ndjeheni me mire, me energjike dhe dukeni me bukur.

Qendroni mbi pellembet dhe mbi majat e gishtave, te hapura sa gjeresia e shpatullave. Kurrizi dhe vithet te jene ne te njejtin nivel. Perthyeni gjurin e djathte ne drejtim te berrylit te majte (jo domosdoshmerisht ta preke ate). Shkoni ne pozicionin fillestar dhe perseriteni me kemben tjeter. Vazhdoni per 30 sekonda duke alternuar kembet.

Beni hedhje me litar per 30-sekonda.

4. Pilates

barku4

Ky ushtrim  klasik pilates, forcon shpinen dhe pjesen e brendshme te kofsheve.

Shtrihuni me kurriz, me gjunjet te perthyer ne kend 90º. Ngrihuni me duart e shtrira perpara, por pa levizuar kembet. Perseriteni 10 here kete ushtrim duke e kombinuar edhe me frymemarrjen.

Beni 30 sekonda hedhje me litar.

5. Ushtrimi i bicikletes

barku5

Ky ushtrim eshte shume i mire per muskujt e pjeses se poshtme te barkut. Levizjet e ngadalta djegin me shume energji dhe i mundojne me shume muskujt. Shtrihuni me kurriz, me gjunjet e perthyer ne kend 90º dhe me duart mbrapa kokes. Shkeputeni koken nga tapeti dhe filloni te levizni kembet sikur i jepni bicikletes, por kembet te jene te shtrira mire dhe levizjet te jene te plota. Ngrini njekohesisht kemben e majte dhe prekeni me krahun e djathte dhe e kunderta. Vazhdoni me alternimet per 30 sekonda.

Beni 30 sekonda hedhje me litar.

6. Pozicion anesor

barku6

Ky ushtrim ka efekt te dyfishte. Forcon dhe tonifikon pjesen e brendshme te komplet trupit dhe ndikon tek muskujt anesor te vitheve (gluteus medius). Gjithashtu dobeson belin dhe i jep pamjen e ores se reres (hourglass).

Mbeshtetuni mbi berrylin e majte, me kembet e shtrira e te bashkuara. Mbani sa me lart te mundeni trupin dhe vithet dhe ngrini kemben drejt sa me shume te mundeni. Beni 10 te tilla nga secila ane. Ne fund beni edhe 30 sekonda hedhje me litar.

E shihni nuk eshte dhe aq e veshtire dhe nuk kerkon shume kohe. Duhet vetem perkushtim dhe durim, e rezultatet do jene te dukshme ne nje kohe te shkurter.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!