Vitaminat si C dhe E vazhdojnë të jenë të përkdhelura nga shumë dashamirë të suplementëve. Por ato vitamina të njohura po kërkohet që me to të merren edhe nga vitamina e harruar D, që kohëve të fundit po merr vëmendjen që është dashur ta ketë.

Besojmë se jeni të njohur me rolin e vitaminës D në të pasurit e eshtrave të shëndetshme, më saktësisht nga absorbimi i kalciumit. Nëse keni mungesë të vitaminës D, sidomos kjo vlen për të moshuarit, mund të shpie deri në shfaqjen e osteoporozës ose osteomalacisë (zbutjen e eshtrave), thotë Lone Sandon, profesor asistent në kliniken e nutricionit pranë Universitetit të Teksasit Jugperendimor në Dallas.

Ka një dëshmi në rritje që lidh nivelet e ulëta të vitaminës me rritjen e rrezikut të diabetit të llojit 1, dhimbjen në muskuj dhe eshtra, dhe, ndoshta më serioze, kancerin në gji, zorrë të trashë, prostatë, vezorë, fyt, dhe sistemin limfatik.

Nëse dëshironi të zvogëloni shtypjen e gjakut, vitamina D mund të jetë ajo çfarë doktori ju ka dhënë. Nëse po përpiqeni të zvogëloni rrezikun nga diabeti, ose zvogëloni shanset për sulm në zemër, artriti reumatoid ose skleroza e shumfishtë, atëherë vitamina D duhet të jetë në vijë të parë të suplementëve në regjimin tuaj ditor të suplementëve.

D- Mbrojtje për shëndetin tuaj

Përderisa hulumtimet për vitaminën D po rriten, është e vështirë të thuhet se ku fillon magjia e vitaminës D. “Vitamina D që merret është parandaluesi me I fuqishëm I rritjes së qëlizave kancerogjene” thotë Michael F. Holick, PhD, MD që udhëheq laboratorin e hulumtimeve në Universitetin e Bostonit – Shkolla e Mjeksisë. “Ajo poashtu stimulon pankreasin për të bërë insulinë. Rregullon sistemin tuaj imun.”

Në Universitetin e Bostonit, pasi njerëzit janë ekspozuar rrezeve UVA dhe UVB për 3 muaj, niveli I vitaminës D është rritur për më shumë se 100% – dhe për më shumë, shtypja e lartë e gjakut u është normalizuar. “I kemi përcjellë për 9 muaj, dhe hipertensioni I tyre vazhdon të jetë I ndjeshëm, ” thotë Holick, profesor I biofizikës, fiziologjisë dhe mjeksisë në Universitetin e Bostonit. Një teori për vitaminën D është se ajo zvogëlon shtypjen e gjakut, ajo zvogëlon prodhimin e hormonit që quhet renin, që besohet se luan rol gjatë hipertensionit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!