Qëllimi im ka qenë për të vlerësuar shumicën e Whey proteinave më të mira në treg. Lexoni për faktet që tregojnë se çfarë rezultate kemi nga disa nga Whey proteinat më të njohura në treg.

Wheyproteinat në formë të pluhurit, janë gjykuar dhe përzierë në një formë të veçantë. Të gjitha përzierjet janë bërë ose me lugë apo shishe të shaker, dhe sasia e propozuar e ujit si paraqitet në pakon e prodhimit. Në disa raste, jam përpjekur të e përziej pluhurin me lëngje të tjera por nuk kanë pasur edhe aq efekt të duhur sikur uji.

Kriteret për vlerësimin e proteinave në formë pluhuri

Përzierja: Aftësia e këtij prodhimi për t’u përzier dhe tretet plotësisht duke u shëndrruar në formë të shkumës.

Shija: Faktorët që duhet konsideruar në këtë kategori janë ata se sa ka aftësi prodhimi të imitojë shijet e veta, kemikalet apo shijet tjera, dhe baraspeshën e ëmbëlsisë.

Cilësia: Prodhimet do të vlerësohen bazuar në natyren e prodhimit, nëse do të duhej të jetë në formë lëngu, ose si një shake; I trashë dhe me kremë, ose I lëngshëm dhe I hollë. Po ashtu në këtë pjesë, konsiderohen kokrrizat dhe shkuma nëse veç ka.

Profili: Kjo referohet në profilin e proteinës së prodhimit. Do të bazohet në preferencat e tanishmë për Whey proteinën ku WPI është më e mirë se WPC dhe mikro-filtruesi është më I mirë se filtrimi I jonit. Suplementët shtesë që shtohen në përzierje mund të konsiderohen në këtë pjesë, varësisht sipas përmbajtjes, por nuk mund të përzihet me një përzierje jo të mirë të proteinave.

Në përgjithësi: Kjo është një përmbledhje për faktorët e mësipërm.

Gjithashtu përfshirë këtu do të jenë edhe gjetjet dhe të metat e prodhimi sipas mendimit tim. Pjesa e mendimeve të mia për faktorët që duhet konsideruar kur të bleni prodhimin(poashtu edhe çmimin) nuk janë pjesë e vlerësimit për kët prodhime. Do të përmend edhe faktorët të ndonjë marke që ofrojnë këto prodhime.

Proteinat në garë

Optimum 100% Whey Protein

1

Shënimet: Çmim I lirë për një prodhim të proteinave të mira.

Të metat: Biskota dhe krem

Përzierja: 4/5

Shija: 3/5

Cilësia: 3/5

Profili: 3/5

Në përgjithësi: 13/20

Vlerësimi: Kjo proteinë elementi kryesor për shumicën e njerëzve dhe shumë jo gjë e mirë që shumica e njerëzve nuk zgjerohen në proteinat tjera ekomonike. Proteina 100% Whey është e fortë përveç asaj që ka shije të llojit të proteinave Cookies and Cream që është absolutisht e tmërrshme.

NOW Foods Whey Protein Isolate

2

Shënimet: Tërësisht natyrale, Çmim të përshtatshëm.

Të metat: Asnjë të metë.

Përzierja: 3/5

Shija: 4/5

Cilësia: 4/5

Profili: 5/5

Në përgjithësi: 16/20

Vlerësimi: NOW Foods Whey Protein Isolate është një të preferuarat e mia personale. Kjo proteinë është CFM WPI e pastërt që është Whey proteina më cilësore që mund të gjeni në treg. Është plotësisht natyrale, pa ngjyrosje artificiale, shije, a po ëmbëlzues dhe ka shije të butë natyrale. Pluhuri përzihet shpejt dhe hollohet dhe kur t’a pini, ju do të ndjeheni më mirë.

Designer Whey Designer Protein

3

Shënimet: Suplementë të shtuar.

Të metat: Asnjë të metë.

Përzierja: 3/5

Shija: 3/5

Cilësia: 4/5

Profili: 3/5

Në përgjithësi: 12/20

Vlerësimi: Designer Whey Designer Protein është një proteinë e mirë që mund të zëvendësojë 100% Whey Protein. Suplementët e shtuar në përzierje nuk rrisin çmimin e kushtueshmërisë por gjithashtu nuk janë të mjaftueshme të bëjë dallim të madh ashtu që mos u ankoni për këtë. Them se përfundimisht duhet të provoni këtë nëse po kërkoni të provoni diçka që është ekonomike.

VPX Zero Carb SRO

4

Shënimet: Tërësisht natyrale, Çmim të përshtatshëm.

Të metat: Çmimi.

Përzierja: 3/5

Shija: 3/5

Cilësia: 4/5

Profili: 5/5

Në përgjithësi: 15/20

Vlerësimi: Sa I përket çmimit, më përpara do të merrja pluhur proteinash me lëng pemësh. Sigurisht, VPX Zero Carb Protein është një pluhur cilësor me gjëra të shtuara si glutaminë, peptide dhe argininë(në sasi të vogla), por nuk e arsyeton çmimin.

Dymatize Elite Whey Protein Isolate

5

Shënimet: Llojllojshmëri

Të metat: Shija.

Përzierja: 4/5

Shija: 3/5

Cilësia: 4/5

Profili: 3/5

Në përgjithësi: 14/20

Vlerësimi: Së pari, edhe pse ka llojllojshmëri të shijeve, shumica e shijeve kanë shije kimike. Për disa kjo nuk është edhe aq problem. E shoh Dymatize Elite Whey si një ndër konkurrentët më të mirë për proteinën Whey ekono më të mirë. Përzihet mirë me shijet e pemëve dhe gjendet më një çmim mjaft të mirë.

Përfundimi:

Mirë pra, kjo ishte e tëra për këtë pjesë. Proteina ime e preferuar e tërë kohërave është NOW Foods WPI, sepse pavarësisht pastërtisë së prodhimit(Më pëlqejnë gjërat që janë “tërësisht natyrale”), çmimi nuk mund të jetë arsye për të mos I blerë.

Proteina është ndoshta pjesa më e rëndësishme e suplementëve që një atletë I merr, dhe nuk ka arsye që të shpenzohet më shumë të holla se që nevojitet për të blerë proteina.

Gjeni Ekono-Whey cilësor si 100% Whey Proteinë, Elite Whey, Pure Whey Proteinë, dhe Complete Wheydhe përdorini duke marrur 1 gramë të proteinave për gjysë kilogrami të masës trupore.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a comment

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!

Na ndiqni në rrjete sociale

Këshillat e fundit

Vera po vjen

AJE GATI me
u transformu?

Kliko me poshtë dhe mëso si ta ndertosh dhe mirmbash një fizik
si të aktorve të hollivudit

FILLO trANSFORMIMIn tANI!!