Zhvilloni një qafë të fuqishme dhe të bukur

Kur flasim për ushtrimet, një nga pjesët më së shumti që bie në sy është qafa juaj. Në shumë sporte, si boks, futboll, ose çfarëdo aktiviteti sportiv, do të përfitoni shumë nëse keni një qafë të fuqishme. Në gjimnastikë, ushtrime të shpindës, qafa është e rrezikuar nga lëvizjet që duhet bëni. Duke forcuar muskujt e qafës, ju jo vetëm që zvogëloni rreziqet nga lëndimet, por poashtu mbroni edhe boshtin spinal.

Muskujt e qafës funksionojnë në mënyrë që të stabilizojnë kokën. Zgjatja dhe forcimi i qafës nuk duhet neglizhuar, dhe duhet trajtuar me kujdës pa marrë parasysh se çfarë ushtrimi bëni. Për ta forcuar qafën, mund të bëni ushtrime me pesha, ushtrim izometrike rezistente, apo edhe zgjatje. Këto ushtrime mund të ju ndihmojnë mjaft shumë në zhvillimin dhe forcimin e qafës suaj si dhe të ate fleksibile. Mund të bëni ushtrime të tilla për çdo ditë.

Ushtrimet

Qëndrimi i kërrusur me peshë të lidhur për kokë

qafaExer2

 

Seri: 3

Përsëritje: 8-12 (Përpjekuni të rrisni peshën pas çdo serie)

Siç po e shihni kemi rripa që mund të lidhen në kokë dhe mund të mbajnë peshat. Pasi te vendosni se çfarë peshe të përdorni, vendosni rripin me peshat e lidhura ne të, në kokë. Perfomoni këtë ushtrim duke lëvizur kokën lartë dhe poshtë me një tempo konstante.

Vendosja e peshës në kokë dhe ulja poshtë e kokës

qafaExer1

Seri: 3

Përsëritje: 8-12(Përpjekuni të rrisni peshën pas çdo serie)

Merrni peshën dhe shtrijuni si në foto, duke ulur kokën kah dyshemeja. Me dy duar, vendosni peshën prapa kokës suaj, dhe më pas me dy duar mbajeni afër kokës, thuaja të ngjitur për koke, si dhe më pas lëvizeni koken poshtë lartë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *